LAJMI I FUNDIT:

Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH, zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”

Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH, zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”

E plotësuar: Ka përfunduar nata finale e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Pas një nate plot surpriza, ku performuan plot 14 artistë, erdhi edhe momenti i shpalljes së fituesit.


Juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall” nga Eugent Bushpepa, i cili tashmë zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.

Këngëtari Eugent Bushpepa fiton edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke siguruar biletën për në “Eurovision 2018”

Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.

“Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar, e cila mëdha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision”, tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e pare në skenë.

Eugent Bushpepa

Vendi i dytë i takoi këngës “Egziston”, kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”.

Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut.

Ndërkohë, “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë. /Telegrafi/

——————————————————————————————–

Rikthehet pas 21 vitesh në skenën e Festivalit të RTSH-së, Elsa Lila

E plotësuar: Sonte (e premte) është mbajtur nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqipotar, edicioni i 56-të.

Plot 14 artistë kanë performuar këngët e tyre finaliste, nën moderimin e nikoqirëve Adi Krasta dhe Jonida Shehu.

E ftuar speciale në këtë natë, ka qenë këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila iu rikthye skenës së Pallatit të Kongreseve, pas 21 vitesh.

Ajo performoi para publikut një kolazh këngësh të njohura të muzikantëve të mëdhenjë si Vivaldi dhe Bethowen, ndërsa me shumë emocion rrëfeu ndjesinë e rikthimit në skenën e madhe.

“Kam qenë para 21 vitesh në këtë skenë, dhe ja ku rikthehet pas kaq kohësh në festivalin e shndërruar tashmë në traditë, dhe unë uroj që ta vazhdojmë deri në edicionin e 100-të të tij, duke shpresuar se atëherë do të jem në ulëset e publikut, duke dëgjuar fëmijët tanë”, tha Elsa Lila gjatë festivalit. /Telegrafi/

——————————————————————————————–

Përfundon faza e prezantimit të këngëve finaliste, juria nis votimin

E plotësuar: Ka përfunduar gara e natës finale të edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në skenën e madhe të Pallatiti të Kongreseve u ngjitën plot 14 artistë, të cilët performuan një e nga një këngët e tyre.

Këta janë emrat dhe këngët që u kënduan në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH, edicioni i 56-të:

1. “E Dua Botën”- Artemisa Mithi
2. “Sytë e Shpirtit” – Bojken Lako
3. “Zemër ku je” – Denisa Gjezo
4. “Fjalët” – Elton Deda
5. “Mall” – Eugent Bushpepa
6. “Piedestal” – Inis Neziri
7. “Unë” – Mariza Ikonomi
8. “I njejti qiell” – Manjola Nallbani
9. “Tjetër Jetë” – Festina Mejzini dhe Grupi NA
10. “Ngrije Zërin” – Orgesa Zaimi
11. “Egziston” – Redon Makashi
12. “Ra një Yll” – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli
13. “Orë e Ndalur” – Tiri Gjoci
14. “E Pamundur” – Voltan Prodani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori