LAJMI I FUNDIT:

Eto’o rrëfen episodin e rrallë: Një djalosh më hipi në veturë dhe i dhashë 4500 euro, me ato para krijoi një biznes të suksesshëm

Eto’o rrëfen episodin e rrallë: Një djalosh më hipi në veturë dhe i dhashë 4500 euro, me ato para krijoi një biznes të suksesshëm

Samuel Eto’o ka dhënë një intervistë për “Abidjanshow.com” teksa ka zbuluar disa të pathëna deri më tani rreth jetës private.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto ka treguar një rast të rrallë të ndodhur rreth dhjet vjet më parë në Bregun e Fildishtë.


“Ishte viti 2007. Isha në Bregun e Fildishtë, në Plateau. Hipa në veturë dhe një djalë i ri hipi bashkë me mua. Kisha frikë, por ishte shumë i sjellshëm dhe më qetësoi “Vëlla, më fal, – më tha – nuk dua të të vjedh. Dua të të kërkoj diçka, më pas mund të telefonosh policinë”.

Ishte kaq i sjellshëm, sa që futbollisti e kishte lejuar të fliste. “Vëlla, unë punoj në parkimin e veturave, por kam ambicie, kam projekte, por askush nuk më ndihmon”.

E dëgjova dhe i thashë “Merre këtë çek prej 4500 eurosh. Merr numrin tim të telefonit dhe më jep tëndin. Do të kthehem pas një viti dhe nëse do ta kesh shtuar këtë shifër, do të ndihmoj vërtet”.

Ai kishte zbritur nga vetura shumë i motivuar. Kamerunasi u kthye në tetor të 2008-së më tregoi dyqanin me dy taksi të kuqe.

Ai administronte dyqanin dhe isha shumë krenar. Persona si ai të sjellin dëshirën për t’i ndihmuar. E rriti aktivitetin dhe falë saj 25 të rinj gjetën punë”, ka rrëfyer Eto’o.

Theksojmë se ky i fundit aktualisht është futbollist i skuadrës turke të Konyasporit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori