LAJMI I FUNDIT:

“Estrada jonë mendon veç për paratë” (Video)

“Estrada jonë mendon veç për paratë” (Video)

Sukseset në disa projekte muzikore me emra të njohur të skenës vendore muzikore e bënë DJ Dalool një emër shumë të kërkuar për bashkëpunime të tjera.

Genta Ismajli, Eliza Hoxha, Andosi, Alban Skënderaj e Ardian Bujupi, janë disa prej atyre që besuan në punën e DJ-it dhe sollën këngë të përbashkëta.


Ai deklaroi se ka edhe shumë këngëtarë me të cilët dëshiron të bashkëpunojë, por siç u shpreh, është bërë e vështirë qasja me të famshmit e estradës sonë.

Megjithëse në një periudhë të caktuar mund të mos jetë prezent në media, ai gjithmonë punon. Kështu, Dalool shumë shpejt do të vijë me një tjetër bashkëpunim, raporton Express i KTV-së. Ai dhe Ardian Bujupi kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë një këngë që presin të jetë hit.

Dalool thotë se ka një arsye shumë të fortë që sërish vjen me Ardianin. Sipas DJ-it, ky bashkëpunim i fundit është shumë interesant. Kënga do të vijë e shoqëruar edhe me videoklip. Pjesë më e madhe e punës për të ka përfunduar dhe Dj Dalool tregoi disa detaje rreth asaj që përfshin videoja.

E sa i përket titullit të këngës nuk është vendosur ende, pasi ekzistojnë disa versione. I gjithë projekti pritet të lansohet gjatë këtij muaji, ose eventualisht në fillim të majit.

Këngën “Guximi” me Gentën Dalool e cilëson si një nga bashkëpunimet e tij më të suksesshme. E në anën tjetër, ai nuk ngurroi të flasë edhe për bashkëpunim që nuk i kanë ‘ndezë’.

Ndërkaq, Andos është ai me të cilin Dalool e dëshiron edhe një tjetër bashkëpunim, por që nuk ka asgjë konkrete. “Ti je ajo” ishte hit-kënga e tyre e realizuar kohë më parë.

Intervistën e tij mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori