LAJMI I FUNDIT:

“Estetika me Krenarin” – nëntë transformimet e pabesueshme që dokumentari estetikë solli për shikuesit

“Estetika me Krenarin” – nëntë transformimet e pabesueshme që dokumentari estetikë solli për shikuesit
Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” ishte një dokumentar estetik, i cili u transmetua për plot nëntë javë në RTV Dukagjini.

Ky dokumentar estetik solli plot nëntë transformime të ndryshme, nga persona të cilët ishin të pakënaqur me dukjen e tyre dhe ndryshimin e gjetën në qendrën “Esthetica” në Prishtinë.


Telegrafi ka qenë një nga partnerët medial të këtij dokumentari maratonë, duke pasqyruar për nëntë javë të plota ndryshimet drastike të personazheve që ishin pjesëmarrës në “Estetika me Krenarin”.

Në vazhdim ju sjellim shkurtimisht nëntë ndryshimet e edicionit të parë të këtij dokumentari:

Episodi i parë – “Rikthimi”

Në episodin e parë “Rikthimi”, protagoniste ishte pacientja Lendita, e cila është drejtuar në qendrën “Esthetica” për të evituar problemet e saj të deritanishme me kapilarët e zgjeruar të fytyrës.

E ftuar për t’i dhënë kurajo dhe për të rrëfyer eksperiencën e saj të dikurshme me këtë problem, ka qenë edhe këngëtarja Edona Llalloshi.

Ndërkohë, Ass. Msc. Krenar Dobroshi, tregoi për shikuesit “Estetika me Krenarin” se çfarë janë kapilarët dhe si shkaktohen, si do të trajtohen, sa seanca do të aplikohen, si t’i shmangemi në të ardhmën dhe shumë informacione të tjera lidhur me këtë temë.

“Estetika me Krenarin” sjell ndryshimin e parë, Lendita shijon “rikthimin” në shtëpi pas heqjes së kapilarëve të fytyrës
Lexo po ashtu “Estetika me Krenarin” sjell ndryshimin e parë, Lendita shijon “rikthimin” në shtëpi pas heqjes së kapilarëve të fytyrës

Episodi i dytë – “Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”

I titulluar “Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”, episodi i dytë i është dedikuar Elenës – një vajze të re nga Peja e cila ka pasur probleme me aknet.

Episodi nisi me rrëfimin e Elenës, me vështirësitë që kishte hasur gjatë kohës sa ishte në studime, ku shikohej nga të tjerët me një sy tjetër.

Pas kësaj, pacientja nga Peja kreu trajtimet ‘Alma Harmony XL PRO’ për pastrimin e fytyrës, Dye – VL – ‘Baby Face’ dhe Tixel.

Pas katër javësh, Elenës vetëm fillojnë t’i shihen rezultatet në fytyrë, teksa pas 25 javësh ajo mund të shihet me një lëkurë krejtësisht të re dhe të pastër në fytyrë.

Tjetër ndryshim në dokumentarin "Estetika me Krenarin", episodi i dytë sjell zgjidhjen e problemit me akne të Elenës
Lexo po ashtu Tjetër ndryshim në dokumentarin "Estetika me Krenarin", episodi i dytë sjell zgjidhjen e problemit me akne të Elenës

Episodi i tretë – “Goditja në shenjë”

“Goditja në shenjë” është titulluar ky episod, i cili ka sjell ndryshimin e Albanit.

Albani i cili është një ekspert marketingu, ka pasur problem me një shenjë në fytyrë që nga lindja.

Pas trajtimit në klinikën “Esthetica”, ai ka arritur në rezultatin e shumëdëshiruar për zbehjen e shenjës në fytyrë, që me vite ka qenë më se e dukshme.

"I humbur është vetëm ai që nuk provon", Albani tregon se si arriti të 'godasë në shenjën e tij' dhe ta largojë atë në "Estetika me Krenarin"
Lexo po ashtu "I humbur është vetëm ai që nuk provon", Albani tregon se si arriti të 'godasë në shenjën e tij' dhe ta largojë atë në "Estetika me Krenarin"

Episodi i katërt – “Brenga që lash pas”

Protagoniste e episodit të katërt ka qenë Diellza Brajshori nga Prishtina, e cila është studente e vitit të fundit në Fakultetin e Edukimit në UP.

Ajo ka trajtuar përgjatë këtij dokumentari problemet e saj me qimet e padëshiruara në pjesën e fytyrës dhe në tërë trupin.

Pas seancave në qendrën “Esthetica” dhe trajtimit me laser, protagonistja e dokumentarit arriti rezultatet e shumëdëshiruara, duke larguar përgjithmonë qimet nga zonat e padëshiruara.

"Estetika me Krenarin" sjell episodin e katërt - Diellza lë brengën e saj pas me zgjidhjen e problemit të qimeve
Lexo po ashtu "Estetika me Krenarin" sjell episodin e katërt - Diellza lë brengën e saj pas me zgjidhjen e problemit të qimeve

Episodi i pestë – “Lehtësimi”

Afeida nga Prishtina ka qenë protagonistja e episodit të pestë të dokumentarit estetik, i titulluar “Lehtësimi”.

Ajo ka pasur probleme të mëdha me strijat në lëkurë, përkatësisht te zona e barkut, e cila ka ardhur si pasojë e shtimit të peshës nga shtatzënitë e saj në të kaluarën.

Pas trajtimeve të vazhdueshme, kombinuar me planin ushqimor dhe aktivitetin fizik, Afeida arrin që në fund të dokmentarit të shikojë ndryshimet mahnitëse te vetja e saj, si humbja e madhe e peshës dhe reduktimi i dukshëm i strijave te zona e barkut.

Afeida gjen "lehtësimin" me humbjen e peshës dhe largimin e strijave në episodin e pestë të "Estetika me Krenarin"
Lexo po ashtu Afeida gjen "lehtësimin" me humbjen e peshës dhe largimin e strijave në episodin e pestë të "Estetika me Krenarin"

Episodi i gjashtë – “Kthimi në origjinalitet”

Protagoniste e javës së gjashtë ka qenë Enisa Boshnjaku, e cila punon si infermiere në njësinë e urgjencës në Obiliq.

Problemi i saj ka qenë intervenimi estetik i dështuar i vetullave, i cili e paraqiste atë të vrazhdë krahasuar me dukjen e saj të mëparshme.

I titulluar si “Kthimi në origjinalitet”, episodi i gjashtë i dokumentarit estetik tregoi se si edhe pas intervenimeve të dështuara, ka mundësi rikthimi në origjinalitetin e dikurshëm.

E dëshpëruar nga intervenimi i dështuar që bëri në të kaluarën, infermierja nga Obiliqi arrin 'kthimin në origjinalitet' në "Estetika me Krenarin"
Lexo po ashtu E dëshpëruar nga intervenimi i dështuar që bëri në të kaluarën, infermierja nga Obiliqi arrin 'kthimin në origjinalitet' në "Estetika me Krenarin"

Episodi i shtatë – “Nuk i dua pikat”

Portagonistja e episodit të shtatë ka qenë Blendë Mustafa nga qyteti i Gjilanit, e cila gjetur zgjidhje për problemin e saj të piklave në hundë dhe në ballë.

Studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit tregoi gjatë dokumentarit se piklat kishin filluar të shfaqen në klasë të parë dhe se e kishin përcjell gjatë gjithë jetës, duke u shoqëruar edhe me pyetje të shumta nga njerëzit përreth – të cilat e bënin të mos ndjehej mirë.

Për t’i larguar pikat e kafta të njohura ndryshe si efelite, ajo iu nënshtruar disa trajtimeve të ndryshme në Qendrën “Esthetica” si: “Alma Harmony XL PRO”, “DYE – VL – Baby Face” dhe “Clear lift – CVD tip”, gjersa në fund ka bërë disa trajtime mirëmbajtjeje të lëkurës pas pastrimit.

Nuk i donte piklat në fytyrë, Blenda nga Gjilani arrin ndryshimin mahnitës në episodin e shtatë të "Estetika me Krenarin"
Lexo po ashtu Nuk i donte piklat në fytyrë, Blenda nga Gjilani arrin ndryshimin mahnitës në episodin e shtatë të "Estetika me Krenarin"

Episodi i tetë – “Njollat që heshtën”

Protagonistja në dokumentarin e tetë, ka qenë Albina Kelmendi-Dulaj, me prejardhje nga Peja e cila banon në Prishtinë.

Ajo ka trajtuar problemin e saj të njollave në fytyrë, të cilat kanë filluar t’i shfaqën që nga lindja e fëmijës së parë.

Për largimin e tyre, Albina iu nënshtrua trajtimeve me “Alma Harmony XL PRO”, “DYE-SR – Baby Face”, dhe “Cleearlift”.

Pas shumë javësh, pacientja sheh një rezultat të dukshëm në fytyrën e saj, që ka rezultuar me largimin e njollave të dikurshme në fytyrë.

Episodi i tetë i "Estetika me Krenarin": Albina Kelmendi nga Peja i largon nga fytyra 'njollat që heshtën'
Lexo po ashtu Episodi i tetë i "Estetika me Krenarin": Albina Kelmendi nga Peja i largon nga fytyra 'njollat që heshtën'

Episodi i nëntë – “Jeta është një skenë vallëzimi”

Protagoniste e episodit të fundit ka qenë Ilire Gërxhaliu nga Prishtina, për të cilën “Jeta është një skenë vallëzimi” – kështu edhe është titulluar ky episod.

Fillimisht ajo iu nënshtrua anamnezës të cilën e shqyrtoi Ass. Msc. Krenar Dobroshi, nga ku rezultoi se protagonistja ishte alergjike vetëm në analgjetikë – gjë e cila nuk përbënte problem për trajtimet që do t’iu nënshtrohej ajo.

Për të larguar rrudhat e padëshiruara nga fytyra, Ilirja iu nënstrua trajtimeve: Ala Harmony XL PRO (Clar lift, Clear skin dhe DYE – VL -BabyFace) dhe hekurosjes së fytyrës.

Dokumentari përfundon me Iliren në sallën e vallëzimit, e cila siç potencoi vet protagonistja, eksperienca në dokumentarin “Estetika me Krenarin” përveç zumbës, ia mësoi edhe një tjetër vallëzim – atë se gjithçka në jetë kthehet dhe përmirësohet.

Episodi i fundit i "Estetika me Krenarin" sjell largimin e rrudhave të Ilires, gruas për të cilën 'jeta është një skenë vallëzimi'
Lexo po ashtu Episodi i fundit i "Estetika me Krenarin" sjell largimin e rrudhave të Ilires, gruas për të cilën 'jeta është një skenë vallëzimi'

“Estetika me Krenarin” shpejt u kthye në një dokumentar shumë të dashur për shikuesit, të cilët janë në pritje të një sezoni të dytë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori