LAJMI I FUNDIT:

“Është një moment shumë i vështirë”, fjalët e para të Agueros për pensionimin emocionojnë të gjithë

“Është një moment shumë i vështirë”, fjalët e para të Agueros për pensionimin emocionojnë të gjithë

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare, ndërsa fjalët e tij lamtumirëse kanë emocionuar të gjithë.  

Argjentinasi erdhi këtë verë nga Manchester City si lojtar i lirë në Camp Nou, por debutimi i tij u shty shkaku i një dëmtimi.

Megjithatë, pas vetëm pesë ndeshjeve me klubin nga Camp Nou, Aguero ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe tani është detyruar të pensionohet.

Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli
Lexo po ashtu Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

Konfirmimi i pensionimit të tij erdhi me anë të një konference në Camp Nou, ndërsa emocionet ishin të mëdha.

“Ky njoftim është për t’ju bërë të ditur se kam vendosur të ndaloj së luajturi futboll profesionist. Është një vendim shumë i vështirë”, ka thënë fillimisht Aguero mes lotësh gjatë konferencës për shtyp në Camp Nou.

“Para së gjithash, është shëndeti im; e dini problemin që pata një muaj e pak më parë. Isha në duar të mira me mjekët, ata më thanë se gjëja më e mirë për të bërë ishte të ndaloja së luajturi dhe e mora këtë vendim një javë ose 10 ditë më parë”.

“Bëra gjithçka për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë shpresë, jam krenar dhe i lumtur për mënyrën se si shkoi karriera ime”.

“Që kur isha pesë vjeç kam ëndërruar të luaj futboll, të jem në Kategorinë e Parë [Argjentinase], nuk kam menduar kurrë të shkoj në Evropë”.

“Dua të falënderoj Independiente, Atletico Madrid, të cilët besuan tek unë kur isha 18 vjeç, njerëzit në City, të cilët e dinë se si ndihem, kam lënë më të mirën dhe Barcelonën”.

“Për Barcelonën, ka qenë e pabesueshme, e dija se do të vija në një nga klubet më të mira në botë, por gjërat ndodhin për një arsye. Dhe për ekipin kombëtar, që është ajo që dua më shumë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori