LAJMI I FUNDIT:

“Është e tmerrshme kur femrat e përqeshin njëra-tjetrën për dukjen”

“Është e tmerrshme kur femrat e përqeshin njëra-tjetrën për dukjen”

Aktorja britanike, Sophie Turner, e cila është bërë e famshme me paraqitjen në serialin “Game of Thrones”, është mjaft aktive edhe në jetën shoqërore.

Në një seri të materialeve dokumentare, “PowerShift”, të realizuar nga Huffington Post, ka marrë pjesë edhe 20-vjeçarja.


“Padyshim se gjithmonë kam ndier presion, sidomos në industrinë ku marr pjesë. Gjithmonë ekzistojnë komentet dhe diskutimet rreth natyrës estetike”.

“Pa marrë parasysh se kush jeni, në mediat sociale do të jeni nën llupë për mënyrën si dukeni dhe për formën e trupit tuaj”, citon Telegrafi fjalët e Sophiet për Huffington Post.

“Secili person mund të bëhet viktimë e përqeshjes për dukjen që ka. Por, shumë femra në gjithë botën kanë vendosur ta luftojnë këtë dhe të promovojnë anën pozitive dhe pasqyrën e trupit të tyre”.

“Mendoj se është e tmerrshme kur femrat e përqeshin njëra-tjetrën për dukjen e tyre, peshën dhe të ngjashme, në vend se ta mbështesin dhe t’i japin kurajë njëra-tjetrës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori