LAJMI I FUNDIT:

Është 26 vjeçare dhe ka 29 milionë dollarë në llogarinë e saj, babai i Gigi Hadid thotë se modelja ka arritur gjithçka vet

Është 26 vjeçare dhe ka 29 milionë dollarë në llogarinë e saj, babai i Gigi Hadid thotë se modelja ka arritur gjithçka vet
(Foto: Bravo TV)

Babai i Gigi Hadid, Mohamed Hadid, përmes një publikimi në Instagram ka thënë se vajza e tij është një milionere e bërë vetë dhe se ai kurrë nuk i dha asaj asnjë monedhë.

Reklama

26-vjeçarja ka qenë njëra nga supermodelet më të kërkuara në botë për vite me radhë dhe u kthye në pistë vetëm gjashtë muaj pasi solli në jetë vajzën Khai, të cilën e lindi me këngëtarin Zayn Malik.

E lindur në një familje të pasur, nëna e saj Yolanda ishte gjithashtu një modele e suksesshme, duke fituar para duke xhiruar serialin real televiziv “The Real Housewives of Beverly Hills”, ndërsa babai i saj Mohamed është një tregtar i pasurive të patundshme, pasuria e të cilit vlerësohet në qindra miliona dollarë.

(Foto: Daily Mail)

Por, edhe pse prindërit e saj e lejuan atë dhe motrën e saj, Bella (e cila është gjithashtu një modele e suksesshme), të rriten rehat, Gigi fitoi pasurinë e saj, e cila vlerësohet në rreth 29 milion dollarë, të gjitha vetë, siç e ka zbuluar babai i saj tani në Instagram.

Mohamed ndau një seri fotografish të përbashkëta, me të cilat renditi kuriozitete të panjohura nga jeta e vajzës dhe e vlerësoi atë.

“Cilat 20 të vërteta nuk i dinit për Gigi Hadid? 1. Ajo u pasurua vet dhe kurrë nuk mori një dollar nga prindërit e saj”, filloi shkrimin babai krenar, dhe megjithëse nuk i renditi të gjitha 20 gjërat interesante, ai gjithashtu tregoi se Gigi ishte e suksesshme si lojtare e volejbollit dhe pas shkollës së mesme u pranua për të studiuar psikologji forenzike në New York dhe se ajo është shfaqur në më shumë kopertina të Vogue se çdo modele tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Dua Lipa shfaqet elegante dhe provokuese në kostumin e kaltër dhe metalik të

Dua Lipa shfaqet elegante dhe provokuese në kostumin e kaltër dhe metalik të "Versace"

Magazina
Rita Ora shihet me shumë stil në Sydneu e shoqëruar nga motra e saj, Elena

Rita Ora shihet me shumë stil në Sydneu e shoqëruar nga motra e saj, Elena

Magazina
Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për kinematografi

Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për kinematografi

Magazina
Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

Magazina
Kalo në kategori