LAJMI I FUNDIT:

Është i 240-ti në botë, por për shumë është më i miri i të gjitha kohërave – Rafael Nadal po i rikthehet tenisit

Është i 240-ti në botë, por për shumë është më i miri i të gjitha kohërave – Rafael Nadal po i rikthehet tenisit

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal do të luajë në Australian Open, konfirmoi drejtori i turneut Craig Tiley.

Spanjolli, 37-vjeçari që ka fituar 22 tituj Grand Slam, nuk ka luajtur tenis që nga janari dhe kur u dëmtua në raundin e dytë të Australian Open.


Këtë vit ai iu nënshtrua operacioneve të ndryshme muskulore dhe të ijëve, duke munguar një kohë të gjatë. Por, ai do të rikthehet.

Nadal u eliminua në raundin e dytë të Australian Open pas një lëndimi
Lexo po ashtu Nadal u eliminua në raundin e dytë të Australian Open pas një lëndimi

“Ne mund të zbulojmë ekskluzivisht se Rafa do të kthehet. Kemi folur disa herë gjatë ditëve të fundit dhe ai më ka konfirmuar se do të kthehet”.

“Jemi të emocionuar për ardhjen e tij, është e mrekullueshme”, ka thënë Tiley për fituesin e Grand Slamit të vitit 2009 dhe 2022.

Nadal, për shumë tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, së bashku me Roger Federer dhe Novak Djokovic, do të mund të luajë në Australian Open 2024 falë një renditjeje të mbrojtur.

Ish-tenisti numër një i botës tani është vetëm i 240-ti në renditjen e ATP-së. Ai më herët kishte thënë se viti i ardhshëm do të jetë i fundit në tenisin profesionist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori