Ka përfunduar me sukses turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”, i zhvilluar për grupmoshën U14 në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës, në të cilin morën pjesë 56 tenistë nga 16 shtete evropiane.

Turneu solli ndeshje cilësore, ku dominuan kryesisht tenistë të huaj.


Në turne, morën pjesë 46 tenistë e teniste nga 16 shtete evropiane.

Ndër garueset vendore më të suksesshmet ishin dyshja Hana Veseli dhe Anesa Ismajli, të cilat pas një meqi dramatik pësuan humbje nga qifti nga Bosnja e Hercegovina.

Turneu i parapriu dy garave tjera ndërkombëtare “World Tennis J30 “Peja Open”, që zhvillohen po ashtu në Pejë. /Telegrafi/

telegrafi sport app