eksperti ad

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të dytë.

Kryebashkiaku i Tiranës mori një leje 48-orëshe nga Prokuroria e Posaçme për të qenë pranë foshnjës së sapolindur.


Sipas Top Channel, me miratimin e SPAK-ut, Veliaj është shoqëruar nga qelia drejt maternitetit “Koço Gliozheni”, ku ka vizituar bashkëshorten dhe fëmijën e porsalindur.

Çifti, i cili është gjithashtu prind i djalit të tyre Kajan, do të ketë mundësinë të kalojë 48 orë së bashku me anëtarin më të ri të familjes, përpara rikthimit të Veliajt në paraburgim. /Telegrafi/