LAJMI I FUNDIT:

Eriksen nuk ka frikë se mund t’i humbë sërish ndjenjat: E kam testuar se sa mund të tolerojë zemra ime

Eriksen nuk ka frikë se mund t’i humbë sërish ndjenjat: E kam testuar se sa mund të tolerojë zemra ime
(Foto: Screenshot/The Sun)

Christian Eriksen nuk ka frikë se mund t’i humbë ndjenjat sërish nëse i rikthehet fushës së futbollit.

Mesfushori danez pësoi arrest kardiak dhe zemra e tij ndaloi për pesë minuta gjatë ndeshjes së parë të përfaqësueses së tij në ‘Euro 2020’ kundër Finlandës në qershorin e kaluar.


Mirëpo, ai u rikthye në jetë falë veprimit të shpejtë të bashkëlojtarit Simon Kjaer dhe stafit mjekësor të skuadrës.

Më pas, atij i është vendosur një ICD (defibrilator të implantuar) për të siguruar ritme të rregullta të zemrës, ndërsa me këtë pajisje e ka të ndaluar të luajë në Serie A, ashtu që Interi ia ka ndërprerë kontratën.

“Zemra ime nuk është pengesë” – Eriksen synon të luajë me Danimarkën në Kupën e Botës  “Katar 2022”
Lexo po ashtu “Zemra ime nuk është pengesë” – Eriksen synon të luajë me Danimarkën në Kupën e Botës  “Katar 2022”

Gjatë një bisede me kanalin televiziv danez, DR 1, Eriksen ka thënë se nuk ka më frikë se mund të rrëzohet sërish në fushë.

“Aspak (nuk kam frikë). As frikën më të vogël. Në fillim, isha i kujdesshëm. ‘Sa mund të tolerojë zemra ime tash?’”.

“Doja ta testoja. Por, jam testuar dhe monitoruar aq sa është e mundur dhe jam në rregull. Jo, nuk kam frikë se mund të ndodhë sërish”, ka deklaruar Eriksen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori