LAJMI I FUNDIT:

“Zemra ime nuk është pengesë” – Eriksen synon të luajë me Danimarkën në Kupën e Botës  “Katar 2022”

“Zemra ime nuk është pengesë” – Eriksen synon të luajë me Danimarkën në Kupën e Botës  “Katar 2022”

Christian Eriksen e ka bërë të qartë se synimi i tij është të kthehet në futboll dhe dëshiron të përfaqësojë Danimarkën në Kupën e Botës së vitit 2022 në Katar.

Eriksen ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një arrest kardiak gjatë një ndeshjeje në Euro 2020 dhe më pas iu desh të pajisej me një defibrilator në zemrën e tij.


Tani një lojtar i lirë, mesfushori ka thënë se është kthyer në gjendje të plotë dhe dëshiron t’i dëshmojë shefit të ekipit të tij kombëtar se ai ka ende atë që duhet për t’u rreshtuar për vendin e tij.

Nga arresti kardiak i pësuar në Euro 2020, Eriksen beson se ishte i vdekur për pesë minuta
Lexo po ashtu Nga arresti kardiak i pësuar në Euro 2020, Eriksen beson se ishte i vdekur për pesë minuta

“Qëllimi im është të luaj në Kupën e Botës në Katar. Unë dua të luaj. Kjo ka qenë mendimi im gjatë gjithë kohës. Është një qëllim, një ëndërr”, ka thënë fillimisht Eriksen në një intervistë për televizionin shtetëror danez.

“A do të më zgjedhin është tjetër gjë, por është ëndrra ime të kthehem. Jam i sigurt që mund të kthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht, jam kthyer në top formë”.

“Ky ka qenë qëllimi im dhe ka ende pak kohë. Deri atëherë, do të luaj futboll dhe do të dëshmoj se jam kthyer në të njëjtin nivel”.

Eriksen stërvitet në Zvicër, synon rikthimin në futboll në Ligën Premier ose Eredivisie
Lexo po ashtu Eriksen stërvitet në Zvicër, synon rikthimin në futboll në Ligën Premier ose Eredivisie

“Ekipi kombëtar është shumë i rëndësishëm. Unë dua të luaj me kombëtaren në Kupën e Botës. Ëndrra ime është të ribashkohem me kombëtaren, të luaj përsëri në Parken dhe të dëshmoj se ishte një herë dhe të mos ndodhë përsëri”.

“Dua të dëshmoj se kam ecur përpara dhe se mund të luaj përsëri në ekipin kombëtar. Përsëri, i takon menaxherit të vlerësojë nivelin tim, por zemra ime nuk është pengesë”, përfundoi ylli danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori