0Shares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi nuk po i ndalet punës për projektet e reja muzikore.

Ajo në një intervistë për Telegrafin të dhënë pak javë më parë, ka bërë të ditur se është duke sjellë për fansat atë çfarë ata duan tash e një kohë – një bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motrën time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era për Telegrafin.

View this post on Instagram

HNY019

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Dec 31, 2018 at 3:56pm PST

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit.

Era e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme ose aktivitetet muzikore.

View this post on Instagram

Guess what this look is for? 🤷🏼‍♀️

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Jan 18, 2019 at 9:14am PST

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, të cilat po kryhen në Prizren.

Për këtë klip, këngëtarja Istrefi ka ndërruar edhe pamje pasi është shndërruar në një bionde atraktive me flokë kaçurrele.

Nga pamjet e publikuara, duket se ky projekt muzikor do të jetë mjaft i veçantë, dhe se Era pritet të vijë me një performancë mjaft atraktive, shoqëruar nga shumë balerinë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)