LAJMI I FUNDIT:

Episodi i 158 i”O Sa Mirë”: Xhesika sërish merr gjithë vëmendjen

Episodi i 158 i”O Sa Mirë”: Xhesika sërish merr gjithë vëmendjen
O Sa Mirë (Foto: YouTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Për shikuesit e shumtë të serialit “O Sa Mirë”, në kanalin zyrtar në YouTube, është publikuar episodi i 158 me radhë.

Në fillim të episodit të ri spikat sërish Ilir Prapashtica (që luan rolin e pastruesit të shkollës) në një bashkëbisedim me profesoreshën Jana Hajdari (Olta Daku).


Një bashkëbisedim ndërmjet dy aktorëve të popullarizuar (Foto: youTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Siç ndodh rëndom, nuk mungojnë edhe udhëtimet e protagonistëve në vendet evropiane, ku jetojnë shqiptarët.

Xhesika, si gjithmonë, merr gjithë vëmendjen (Foto: YouTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Ndërsa Xhesika (Arta Nitaj) vazhdon të marrë vëmendjen e meshkujve duke e lënë, si gjithmonë, Sasën (Adriana Matoshi) nën hije.

Të gjitha lajmet për O SA MIRË
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për O SA MIRË

Situata të reja humori sjellin karakterët e serialit duke përgatitur edhe një ndeshje futbolli, ndërsa Sasa e godet Llukmanin (Ernest Zymberi) me top në kokë duke ia humbur vetëdijen.

Protagonistët zhvillojnë një ndeshje futbolli (Foto: YouTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Llukmani dhe Qabi (Ridvan Murati) të gatshëm për biznese të reja, ndërsa kësaj radhe shfrytëzojnë bukurinë e Xhesikës për t’ia arritur qëllimit.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e plotë, të 158-tin të komedisë televizive, “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori