LAJMI I FUNDIT:

EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës

EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës

EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro në fondet e ndihmës humanitare për Ukrainën nëpërmjet video-lojës Fortnite.

EpicGames gjatë lansimit të përditësimit në lojën e Fortnite ‘Resistance” kishte njoftuar se do t’i dhuronte të gjitha të ardhurat nga loja e Fortnite midis 20 marsit dhe 3 prillit, për organizatat e ndihmës humanitare që veprojnë në Ukrainë gjatë pushtimit të vazhdueshëm rus.


Kësaj iniciative iu bashkua edhe Microsoft me Xbox për të dhuruar të gjitha fitimet në ndihmë për Ukrainën.

Së bashku EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro, të cilat shkuan në organizata të ndryshme që po ofrojnë ndihmë urgjente në Ukrainë.

Video-loja Fortnite mbledh një shumë të madhe për ti ndihmuar Ukrainës
Lexo po ashtu Video-loja Fortnite mbledh një shumë të madhe për ti ndihmuar Ukrainës

Kjo përfshin Ndihmën Direkte, UNICEF-in, Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Kuzhinën Qendrore Botërore. /Telegrafi/