LAJMI I FUNDIT:

Enver Idrizi dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” (Foto/Video)

Enver Idrizi dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” (Foto/Video)

“Kampion nuk lind por bëhesh”, janë fjalët të cilat presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ia dedikon kryeveprës së karatesë dhe humanistit, Enver Idrizi.

Presidenti Nishani, e dekoroi Enver Idrizin me titullin “Mjeshtër i Madh”, duke e vlerësuar atë si nga ana e sportit, por edhe kontributit që ka dhënë si në aspektin humanitar por edhe për atdhedashurinë deri tek pavarësia e Kosovës.

“Enver Idrizi, është një nga njerëzit, meritor për kontributin e dhënë në sport, dhe gjithashtu si humanist, duke ndihmuar familje të shumta gjatë luftës për pavarësi të Kosovës, dhe ky titull t’i shërbej si motiv”, tha Nishani.

Enver Idrizi, atëbotë përfaqësonte shqiptarët kudo në ndeshjet e tij, duke marrë titullin kampion botëror, pavarësisht se përfaqësonte shtete të ndryshme. Këtë dekoratë të presidentit Nishani, Enver Idrizi e vlerëson si kulmin e nderit për të.

“Ky nderim nga presidenti të cilin e kam pritur, shënon kulmin e medaljeve të cilat i kam marrë deri sot. Do ta ruaj me shumë xhelozi dhe uroj që edhe gjeneratat e tjera të shkojnë kësaj rrugës, pasi mundi e sakrifica dikur shpërblehen”, tha Idrizi.

Nga Kosova, Idrizin e nderoi me titullin qytetar nderi edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, titull ky që vetëm disa emra të shquar kishin rastin ta kenin. Enver Idrizi, njihet edhe si një njeri nga kontribuesit e mëdhenj të luftës çlirimtare të Kosovës, duke kontribuar në aspektin financiar, strehimor e të tjerë.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori