Superylli i Barcelonës e shënoi golin e tretë të Blaugranëve dhe trajneri e sinjalizoi se do ta zëvendësojë.

Mirëpo, argjentinasi, të cilit i duhen edhe dy gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas, e injoroi kërkesën për zëvendësim, ashtu që nga loja u largua Neymar.


“Nuk dua të përfshihem në diskutime të këtilla. Duhet të shqetësohemi për shumë gjëra të tjera kur flasim rreth zëvendësimeve, kush ka karton të verdhë, kush është i lënduar”.

“Nganjëherë, unë bëj gabime. Nuk dua të përfshihem në zënka se si e keni interpretuar ju këtë zëvendësim”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/

telegrafi sport app