LAJMI I FUNDIT:

Enrique: I kam thënë Allegrit lëri në bankë këto yje

Enrique: I kam thënë Allegrit lëri në bankë këto yje

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka bërë shaka duke thënë se do të ishte mirë që në ndeshjen e parë Juventusi t’i lërë disa lojtarë në pushim.

Ai nuk ka hezituar as të përmend disa emra.


“Do t’i rekomandoja Allegrit që t’i lë në bankë, në ndeshje kundër nesh, Higuanin, Mandzukicin, Cuardadon dhe Dybalan”, ka thënë duke buzëqeshur Enrique.

“Jemi të fokusuar në kampionat. E dimë që do të kthehemi të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve, që na pëlqen, por duhet të jemi të fokusuar edhe në kampionat”.

“Duhet ta mbyllim sezonin me qetësi dhe të shohim gjërat me qartësi”.

“Nuk kemi fituar asgjë tani, por as nuk kemi humbur. Jemi në moment të mirë dhe duhet ta konfirmojmë këtë”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/