LAJMI I FUNDIT:

Enrique: E dimë, duhet të bëjmë ndeshje të madhe

Enrique: E dimë, duhet të bëjmë ndeshje të madhe

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur për përballjen me madrilenët.

Atletico dhe Barcelona do të ndeshen sonte në “Vicente Calderone” në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Sfida e parë ishte mbyllur me fitoren e “Blaugranave”, me rezultat 2-1.

“Ekipi është i përgatitur për këtë lojë, ne dimë se kemi një avantazh të vogël, por kjo është një ndeshje e hapur dhe ne shkojmë në Madrid për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Enrique.


“Ne dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk është lehtë për ta rrahur ekipin e Simeones, dhe Liga e Kampionëve është ndryshe nga kampionati”, ka theksuar ai. /Telegrafi/