LAJMI I FUNDIT:

Enis Ujkani fillon me sezonin e ri të “Super Sfida” (Foto)

Enis Ujkani fillon me sezonin e ri të “Super Sfida” (Foto)

“Super Sfida”, spektakli shumë i pëlqyer për publikun rikthehet pas një pauze verore rikthehet me sezonin e ri, por do të vazhdojë garën në fazën e dytë aty ku ka mbetur.

Ky spektakël dje kishte edhe tre vjetorin e fillimit, duke kujtuar fillimet e një formati të ri në mediat shqiptare edhe pse tani nuk është më diçka e re por mbetet një ndër emisionet më të pëlqyera nga të gjitha moshat, pasi që si koncept është show që çdo herë ndodh diçka ndryshe dhe origjinale.


Gjithashtu ekipi i realizimit gjithmonë sjellë lojëra të reja që duket si një show i ri, këtë të diel do të garojnë ekipi ‘Presheva’ kundër ‘Tetovës’ dhe transmetohet në orën 17:10 për shkak të fushatës zgjedhore, pastaj do të rikthehet në orarin e së dielës, në orën 21:00.

Në këtë sezonë do të organizohet edhe ‘Junior Sfida’ në ndonjë të diele për fëmijet. /Telegrafi/