LAJMI I FUNDIT:

Enis Bardhi nga Roma: Ndeshja ndaj Italisë do të jetë ndryshe nga ajo në Shkup

Enis Bardhi nga Roma: Ndeshja ndaj Italisë do të jetë ndryshe nga ajo në Shkup

Maqedonia e Veriut në futboll nesër mbrëma do të jetë mysafire i Italisë në Romë për ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Para këtij dueli, në konferencën zyrtare ka folur kapiteni Enis Bardhi, i cili ka thënë se ndeshja e nesërme është ndryshe nga ajo në Shkup.


“Ndeshja në Shkup ndaj italianëve është pjesë e historisë. Ajo ndeshje do të na ndihmojë të korrigjojmë gabimet. Nesër kemi një ndeshje të re, ndoshta lojtarë të rinj dhe një sistem të ri. Nuk kam nevojë të theksoj se jemi të motivuar, kjo është një lojë që çdo futbollist dëshiron ta luajë. Kemi futbollistë të rinj dhe ky është një shans për të qenë më të mirë dhe për këtë na duhen ndeshje të tilla”.

“Të gjithë përgatitemi individualisht, kemi cilësi të shkëlqyera dhe nuk besoj se Italia do të na nënvlerësojë. Besoj se do ta bëjmë sërish krenar të gjithë ata që na përkrahin. Dhëntë Zoti që ndeshja të përfundojë si në Shkup”, tha Enis Bardhi.

Maqedonia në dy përballjet e fundit me italianët regjistron një barazim dhe një fitore. Takimi ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në stadiumin “Olimpico”, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori