LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi ua kujton organizatorëve që ftuan Bregovicin lojën e Kombëtares në Beograd: Djemtë tani mezi kanë dalë nga aty

Eni Koçi ua kujton organizatorëve që ftuan Bregovicin lojën e Kombëtares në Beograd: Djemtë tani mezi kanë dalë nga aty
Foto: Eni Koçi/Instagram

Vazhdon të komentohet ardhja e mundshme e artistit Goran Bregovic për një koncert në Korçë.

E radhës është këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, e cila ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një sërë reagimesh lidhur me këtë rast.


“Sa turp që shqyrtohet nga autoritetet përkatëse në Korçë, ardhja e Goran Bregovicit. Një artist aleat i pushtetit serb dhe mbështetës i shtypjes brutale ndaj shqiptarëve. Shqipëria do ecë përpara vetëm kur të gjithë shqiptarët ta duan me shpirt vendin e tyre. Që një vend të zhvillohet duhet që populli ta dojë vendin, ta mbrojë identitetin dhe gjakun e vet edhe përtej kufijve”, shkroi fillimisht këngëtarja në një status në InsatStory.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

E njëjta vazhdoi të shkruante duke ua kujtuar organizatorëve ndeshjen Shqipëri-Serbi në vitin 2014 në Beograd, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit dhe lojtarët shqiptarë ishin gjuajtur me gjësende nga audienca.

“Nëse nuk dëshironi të hulumtoni faktet historike dhe urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve, merrni rastin kur gjatë ndeshjes së Kombëtares tonë në Serbi, djemtë mezi kanë dalë që aty pasi i gjithë stadiumi po i qëllonte me sende të forta. Mos të flasim për masakrat dhe krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, plagë ende të hapura që përcjellin dhimbje të madhe tek secili prej nesh”, ka shkruar tutje Eni.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

Dhe për fund, këngëtarja nga Shqipëria ka kërkuar nga organizatorët që ta ndërpresin organizimin e këtij koncert.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovës, ne jemi një. Nuk ka dallim as në sytë e popujve të tjerë si serbët, edhe për ta jemi një. Bashkua e Korçës me “Birra Korçën” e cila më duket është një ndër sponzorët kryesorë, duhet ta anulojnë këtë koncert”, përfundon ajo.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

Përndryshe, artistët: Vesa Luma, Big Basta, Besa Kokëdhima, Stresi e Adriana Matoshi janë disa nga emrat që kanë reaguar publikisht në lidhje me ftesën që i është bërë Bregovicit për të qenë në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori