Babai i aktores Reese Witherspoon, John Draper Witherspoon, 84 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital në Nashville pas një incidenti pranë pishinës në apartamentin e tij.

Sipas raportimeve, John u gjet i shtrirë me fytyrë përtokë pranë pishinës pasi një banor i ndërtesës e pa nga ballkoni dhe njoftoi menjëherë portierin.


Ky i fundit, së bashku me menaxherin e ndërtesës, iu afrua dhe e gjeti ende të vetëdijshëm, shkruan DailyMail.

“Dr. Witherspoon, a je mirë?”, thuhet se e kanë pyetur ata, ndërsa ai reagoi duke hapur sytë. Menjëherë pas kësaj u thirrën shërbimet e urgjencës dhe 84-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Vetë Reese Witherspoon reagoi pas lajmit, duke qetësuar fansat për gjendjen e të atit. “Dua t'u bëj të ditur të gjithëve se ai është mirë tani. Për të po kujdesen mjekë dhe infermierë të mrekullueshëm”, shkroi aktorja në InstaStory, ndërsa falënderoi të gjithë ata që u interesuan për familjen e saj.

John Witherspoon dhe bashkëshortja e tij, Mary Elizabeth “Betty”, kanë punuar në fushën e mjekësisë.

Babai i aktores ka shërbyer gjithashtu si toger në Rezervën e Ushtrisë amerikane dhe, kur Reese ishte e vogël, familja jetoi për disa vite në një bazë të forcave ajrore në Gjermani.

Reese ka folur më herët me shumë dashuri për prindërit e saj dhe ndikimin që patën në edukimin e saj.

Pavarësisht incidentit, aktorja konfirmoi se babai i saj është në gjendje të mirë dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. /Telegrafi/