LAJMI I FUNDIT:

Enca ‘zbardh’ fotografinë e plotë ku akuzua se po puthte sheik – në të vërtetë ishte një kukull mashkull

Enca ‘zbardh’ fotografinë e plotë ku akuzua se po puthte sheik – në të vërtetë ishte një kukull mashkull
Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, pak orë më parë i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej duke duke shfaqur buzët e saj, pranë asaj që mund të dukeshin si buzët e një mashkulli tjetër.


E teksa e bëri këtë gjë ajo mori shumë reagime negative nga ndjekësit, disa prej të cilave edhe i publikoi.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“’E paske kap sheikun e’, ‘hë pra ja ke ngelë me arab’, ‘hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet’”, ishin ndër komentet që këngëtarja e hitit “Randez Vous” mori nga njerëzit e shumtë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Dhe në fund, ajo vendosi ta bëjë të qartë imazhin në fjalë, duke treguar se në të vërtetë fotografia është shkëputur nga puthja që i ka dhuruar një kukulle dhe jo një personi të vërtetë.

“E ke kapur sheikun”, Enca reagon pas imazhit ku dukej se po puthej në buzë me një mashkull
Lexo po ashtu “E ke kapur sheikun”, Enca reagon pas imazhit ku dukej se po puthej në buzë me një mashkull

“Tani mund të biem të gjithë rehat”, shkroi Enca me ironi në zbardhjen e fotografisë së plotë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Këngëtarja Haxhia përndryshe është e njohur për provokimet e saj të shumta në rrjetet sociale, me çka këtë herë ia doli të “fusë në grackë” disa prej fansave të saj.

Për fund, ajo bëri edhe një shkrim, duke theksuar: “Enca P9, unë i dua shakatë, më keni kënaqur me komentet”. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/InstaStory