LAJMI I FUNDIT:

Emre Can humb sezonin, rrezikon edhe Kupën e Botës pas lëndimit?

Emre Can humb sezonin, rrezikon edhe Kupën e Botës pas lëndimit?

Mesfushori gjerman, Emre Can, thuhet se është një dyshim serioz për Kupën e Botës pas dëmtimit të shpinës.

Fundi i sezonit nuk pritet të jetë i frytshëm, ashtu sikurse fillimi për mesfushorin gjerman, Emre Can.


Sipas mediumit britanik The Mirror, problemet me shpinë të Canit janë aq të rënda sa ai mund të mungojë gjatë.

Klopp beson se Can do të mbetet në Liverpool: Jemi në bisedime për kontratën e re
Lexo po ashtu Klopp beson se Can do të mbetet në Liverpool: Jemi në bisedime për kontratën e re

Emre Can, jo vetëm që mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Liverpoolin këtë sezon, por mund edhe të humbasë paraqitjen për Gjermaninë në Kupën e Botës.

Can thuhet se ka probleme serioze me shpinë

24-vjeçari ka humbur dy ndeshjet e fundit të Reds, duke përfshirë fitoren 3-0 ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tani mbetet për t’u parë kur Can mund të kthehet dhe çfarë do të ndodh me të.

Liverpooli i ofron rinovimin e kontratës Canit me një pagë të majme
Lexo po ashtu Liverpooli i ofron rinovimin e kontratës Canit me një pagë të majme

Ky lëndim i Canit mund të ketë efekt negativ te skuadrat që u interesuan për transferimin e tij gjatë verës.

Tani mundësia më e madhe është që gjermani të rinovojë kontratën e tij me skuadrën angleze, pasi Reds ia kanë paraqitur ofertën me kushte të përmirësuara. /Telegrafi/