LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i ofron rinovimin e kontratës Canit me një pagë të majme

Liverpooli i ofron rinovimin e kontratës Canit me një pagë të majme
Foto: Getty Images

Juventusi dhe skuadrat tjera të interesuar mund të mos e marrin Emre Canin, pasi raportohet se Liverpooli i kanë ofruar atij një kontratë të re të madhe për të qëndruar në Anfield.

Bianconerët kurrë nuk e kanë mohuar propozimin e tyre ndaj mesfushorit të Kombëtares së Gjermanisë.


Kjo pasi Can në marrëveshjen e tanishme me Reds ka kontratë valide e cila do të përfundojë në qershor.

Juventusi e ndjen seriozisht konkurrencën e Bayern Munich dhe Manchester Cityt për Emre Can
Lexo po ashtu Juventusi e ndjen seriozisht konkurrencën e Bayern Munich dhe Manchester Cityt për Emre Can

Ai do të jetë një agjent i lirë në verë, por Liverpooli po bën një ofertë të fundit për të mos e humbur atë, pasi e sheh si një lojtar të rëndësishëm.

Emre Can (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Reds i kanë ofruar Canit një pagë prej 200 mijë funtesh në javë me qëllim që ta ndalojë atë të largohet.

Juve gjithashtu përballen me konkurrencë nga Manchester City nëse 24-vjeçari largohet nga Liverpooli.

Can i hapur për të luajtur në të gjitha ligat e mëdha evropiane
Lexo po ashtu Can i hapur për të luajtur në të gjitha ligat e mëdha evropiane

Interesim për gjermanin ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij, Bayern Munichu, ndërsa duarkryq nuk ka qëndruar as Real Madridi.

Mediumi anglez ka raportuar gjithashtu se javëve në vazhdim pritet që gjithçka të bëhet definitive për të ardhmen e Can. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Premier League
Kalo në kategori