LAJMI I FUNDIT:

Emra të njohur nga estrada shprehin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të muzikantit Ylber Aliu

Emra të njohur nga estrada shprehin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të muzikantit Ylber Aliu

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, producenti dhe muzikanti nga Shkupi, Ylber Aliu.

Me të marrë lajmin e hidhur, shumë prej emrave të njohur të estradës, kanë shprehur dhimbjen e tyre me ndarjen nga jeta të parakohshme të producentit.


Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, publikoi një fotografi në Instagram me të ndjerin, në mbishkrimin e së cilës shprehu dhimbjen e tij të madhe pas marrjes së lajmit të kobshëm.

“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit mëshirplotë”, shkroi Gold AG në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

E ngushëllime për vdekjen e të ndjerit shprehu edhe këngëtari Blero, i cili zgjodhi gjithashtu një fotografi nga arkivat me Ylberin, për ta publikuar atë në llogarinë e tij zyrtare.

“Ah bre Ylber ma këpute shpirtin. Gjithmonë kam me të mbajt në zemër me kujtimet më të bukura që kemi pasur bashkë. Familjes Aliu ngushëllime. Allahu të shpërbleftë me xhenet vëlla”, shkroi Blero Muharremi në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra, gjithashtu i ndau disa rreshta për muzikantin tashmë të ndjerë.

Ai publikoi një video në rrjetin social Facebook të një instrumentali të Ylberit, duke shkruar në mbishkrimin e saj se arti i popullit tonë humbi shumë sot.

“Me këtë Instrumental të luajtur në mënyrën të nivelit më të lartë, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, artit në përgjithësi, shokëve, dashamirëve. Sot kombi jonë humbi një ikonë të muzikës popullore, nuk dua ta zgjas shumë por humbje e madhe. Ylberi do të kujtohet gjithmonë si mjeshtër nga ne”, shkroi Edi Furra.

Edhe këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur nga Maqedonia, Lindon Berisha, publikoi një fotografi të muzikantit Aliu në InstaStory, duke shkruar se u trondit nga lajmi për vdekjen e tij.

“Para pak çastesh mora lajmin tronditës për Ylber Aliun, që ka lënë këtë botë. Zoti e pastë mëshiruar. Ngushëllime familjes, shpresoj të gjejnë forcën dhe durimin”, ka shkruar Lindoni.

Foto: Lindon Berisha/InstaStory

Ylber Aliu përndryshe do të kujtohet si një ndër producentët dhe muzikantët, i cili pati rastin të bashkëpunojë me shumë emra të njohur të muzikës, në prurjen e projekteve muzikore që gjithmonë u mirëpritën nga publiku.

Ai u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare, duke lënë pas vetes tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë. /Telegrafi/

Ylber Aliu (Foto: Ylber Aliu/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori