LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj feston ditëlindjen e saj të 36-të

Emina Çunmulaj feston ditëlindjen e saj të 36-të
Emina Çunmulaj (Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Emina Çunmulaj është ndër modelet më me sukses ndonjëherë, e cila ka thyer çdo barrierë.

Ajo tashmë është duke jetuar dhe vepruar në Amerikë, ku përpos profesionit, Emina shpeshherë shihet duke u marrë edhe me drejtimin e arkitekturës.


Sidoqoftë, dita e sotme është tejet e veçantë për të, pasi feston ditëlindjen e saj të 36-të.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shihet se është duke shijuar kohën në Tuz të Malësisë.

“Të mendosh se 18 vite më parë, në ditën e njëjtë isha e ulur në po të njëjtin vend, duke u bërë gati të ikja nga shtëpia, për të pasur një jetë më të mirë dhe t’i ndjekja ëndërrat, të cilat me shumë punë u kthyen në eksperiencë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo.

Emina ndër tjera shtoi: “Deri te takimi me shpirtin binjak dhe sjellja e dy vajzave në këtë botë. Tani jam në të njëjtin vend me dy vajzat dhe kujtime të bukura që më rrethojnë”.

Modelja e njohur postimin e përfundoi duke thënë se jeta është e bukur, e cila ofron të mira dhe këqija. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A moment in time 💕

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on Aug 20, 2020 at 2:11pm PDT