LAJMI I FUNDIT:

Elsa Lila pranon trofeun e çmimit të parë të Fest 61 bashkë me Evitën në zyrat e Radio Televizionit Shqiptar

Elsa Lila pranon trofeun e çmimit të parë të Fest 61 bashkë me Evitën në zyrat e Radio Televizionit Shqiptar

Këngëtarja e madhe, Elsa Lila, u rikthye pas 25 vitesh në skenën e madhe të Festivalit të RTSH-së si konkurrente.

Ajo garoi në edicionin e 61-të të festivalit të madh, me këngën “Evita” të cilën ia dedikoi vajzës së saj.


Elsa Lila u shpall fituese e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pasuar nga Albina dhe Familja Kelmendi në vendin e dytë dhe grupi 2 Farm në vendin e tretë.

Të martën, Lila bashkë me Evitën e saj u drejtuan për në zyrat e Radio Televizionit Shqiptar, ku ka pranuar trofeun e madh të fitores.

Pati shumë diskutime pas festivalet, me disa prej thashethemeve që qarkullonin se Elsa kishte refuzuar trofeun pas mbarimit të festivalit, pasi u vendos që përfaqësuesi i Shqipërisë në ‘Eurovision 2023’ të zgjidhet nga votat e publikut – që rezultuan të jenë Familja Kelmendi.

Foto: RTSh/Elsa Lila/Instagram

Por në fakt, një gjë e tillë duket se nuk qëndron pasi të martën, këngëtarja e Sanremos pozoi me gjithë krenari me trofeun e saj të Fest 61, së bashku me vajzën e saj, Evita.

“Elsa mahniti me paraqitjen e saj brilante, interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën në skenë. Mes emocioneve të papërshkrueshme, me spektatore, protagonisten e këngës, Evitën e saj, këngëtarja na dhuroi një performancë të paharrueshme. Performancë e cila rrëmbeu trofeun e çmimit të parë të FEST 61, vlerësuar nga juria profesioniste e Festivalit”, shkroi ndër të tjerash faqja e Radio Televizionin Shqiptar në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori