Këngëtarja Eliza Hoxha ndonëse për një kohë i ka munguar skenës, ajo prapë se prapë është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Megjithatë javë më parë në një prononcim për Telegrafin, Eliza pohoi se do t’i rikthehet shumë shpejt muzikës, me një projekt të ri muzikor.

Eliza Hoxha i rikthehet muzikës pas një pauze, detaje për këngën e re Eliza Hoxha i rikthehet muzikës pas një pauze, detaje për këngën e re

Sa i përket rrjeteve sociale, Eliza është mjaft aktive në Instagram, e ndërsa së fundmi ka publikuar disa imazhe, nga të cilat mesa duket është prekur.

Në fotografi shfaqen disa ndërtesa të vjetra, të cilat ndodhen në mes të Prishtinës, por që kanë mbetur të tilla pa përkujdesjen e askujt, një ndër to është edhe ndërtesa te Fakulteti i Arkitekturës.

Eliza si një arkitekte patjetër që do të prekej nga fotografi të tilla, pasi dëshiron një arkitekturë më të zhvilluar në kryeqytet./Telegrafi/

eliza111

eliza222