Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot (e premte) për të mbajtur Seancën Plenare.

Deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, janë paraqitur në hyrje të Kuvendit.

Të veshur me elegancë, secili prej tyre paraqiti stilin e vet unik në hollin e Kuvendit, ndërsa drejtoheshin drejt sallë kryesore.

Vëmendja më e madhe drejtohej nga deputetet ferma, të cilat i kishin kushtuar kujdes të veçantë paraqitjes në këtë ditë të rëndësishme, ku do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Telegrafi ju sjell disa prej paraqitjeve më tërheqëse të deputetëve përgjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, Adelina Grainca e Floretë Zejnullahu morën vëmendje që në hyrje të Kuvendit, me paraqitjen  e tyre elegante, ku secila nga to kishte zgjedhur një kostum serioz, kryesisht nën kombinimin e ngjyrave kuq dhe zi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka kushtuar mjaft kujdes dukjes gjatë ditës së premte, duke veshur një fustan elegant dhe me shumë shkëlqim për rastin.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndërkohë, deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i kishin kushtuar gjithashtu kujdes të shtuar dukjes, duke u paraqitur me kostume klasike të zeza, kryesisht në stilin uniform te të gjithë deputetët meshkuj të kësaj partie.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

E natyrisht, ajo që gjithmonë rrëmben vëmendjen më të madhe e nuk kalon pa u vënë re është deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, e cila shpesh komentohet për paraqitjet e saj.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Balje u shfaq e veshur me një fund ngjyrë të hirtë, kombinuar me një bluzë të bardhë e sako ngjyrë ulliri, e që në tërësi i përshtateshin më së miri stilit të saj prej një biondeje të theksuar.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deputetja e PDK-së, arkitektja e njohur Eliza Hoxha dukej gjithashtu në stilin e saj ,e veshur me një kostum blu me sako me dizajnë katrorësh simetrik, që kombinoheshin mjaft mirë me flokët e saj të kuqe. Ndërkohë, kolegia e saj, Ganimete Musliu zgjodhi një kostum të zi elegant, teksa mjaft shik dukej edhe deputeti nga Gjakova, Hajdar Beqa, i veshur me një kostum të zi, kombinuar me këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollcë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Lideri i AAK-së dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, u paraqit me një kostum ngjyrë blu të errët me stemën e AAK-së në krah, ndërsa Besnik Tahiti zgjodhi të zezën kombinuar me një kravatë blu në ditën e sotme.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

I shquar gjithmonë si një prej politikanëve që vishet më së miri, deputeti i LDK-së, Behgjet Pacolli, edhe të premten tregoi se stili është ‘arma e fortë’ e tij, teksa u shfaq mjaft elegant i veshur me një kostum të zi, kombinuar me një këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Anash nuk mbeten as deputetet e AAK-së, Albena Reshitaj, Timë Kadrijaj e Albana Bytyqi, të cilat i kishin kushtuar mjaft kujdes paraqitjes së sotme.

Reshitaj kishte zgjedhur që në seancën plenare të paraqitej me një kostum ngjyrë oker, Bytyqi me një stil klasik në ngjyrën blu të errët, teksa deputetja nga Deçani, Timë Kadrijaj, ishte veshur me një fustan blu të shkurtër, kombinuar me një sako të hirtë. /Telegrafi/