LAJMI I FUNDIT:

‘El Clasico’ si asnjë ndeshje në botë, por ky rivalitet i bukur ka një anë të errët

‘El Clasico’ si asnjë ndeshje në botë, por ky rivalitet i bukur ka një anë të errët

Barcelona dhe Real Madrid do të përplasen kokë më kokë pasditen e së shtunës në një ndeshje të ndërtuar mbi një histori dhe rivalitet që është unik në botën e futbollit. Rëndësia e kësaj ndeshje tejkalon një rivalitet të thjeshtë të një klubi kundër tjetrit.

Politikat dhe sporti gjithmonë kanë qenë një miks i rrezikshëm. Gjatë regjimit 40-vjeçar të Gjeneral Frankos, Real Madrid gjithmonë është parë si ekipi i diktatorit, një simbol i fuqisë në një vend të ndarë teksa dominonin European Cup (Champions League) në vitet 1950-të dhe 1960-të. Te Barcelona ishin separatistët trima, të shtypur nga diktatori, klubi i të cilëve u kthye në një instrument i nacionalizmit katalanas.


Roli i Barcelonas si institucion katalanas ka qenë shumë i rëndësishëm në rivalitetin që ka krijuar kjo lojë. Çdo lojtar që del nga La Masia e famshme (akademia e Barças) është një simbol e asaj që është në gjendje të bëjë kombi katalanas. Kjo është arsyeja pse i jep aq shumë rëndësi sistemit të ekipeve zinxhir: suksesi me lojtarët e akademisë është një sukses për të gjithë Katalonjën.

Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Barcelonës
Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Barcelonës

Për më tepër, fitoret me lojtarët e akademisë janë më të ëmbla duke parë fuqinë blerëse që kanë pasur dhe kanë akoma galaktikët e Real Madrid. Trajnerët e fundit e kanë mbështetur këtë teori. Pep Guardiola citoi nevojën për të qëndruar një vit pushim pas pushtoi gjithçka me Barcelonan e tij, ai ishte gjithashtu presidenti jozyrtar i klubit dhe Katalonjës.

Emërimi i Jose Mourinhos si trajner shkonte kundër principeve të futbollit tërheqës së klubit. periudha e tij ishte e shkurtër dhe me synim të qartë: të ndalet Barcelona e Pep Guardiolas. nuk ka dy klube në botë që janë të ndara aq shumë sa vetë kombi i tyre. Në shumë pjesë të Spanjës, ose je tifoz i Real Madrid ose i Barcelonas. Është një zgjedhje futbolli, për shumë, por për të tjerët është edhe një zgjedhje politike.

Real Sociedad ka publikuar një video së fundmi ku i bën thirrje tifozëve të mbështesin vetëm një klub futbolli dhe vunë në dukje problemet që kanë spanjollët me personat që bëjë tifo për dy ekipe. Në Angli ajo video do të quhej absurde, por ky është thjesht një tjetër aspekt i konflikti që britanikët nuk mund ta konceptojnë.

Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Mediet spanjolle me sa duket nuk e ndihmojnë në zbutjen e urrejtjes të dy ekipeve. Dy gazetat më të mëdha të vendit shtojnë histerinë e El Clasicos teksa shumë gazeta të tjera janë pro-Madrid apo por-Barça dhe nxehin gjakrat me tituj të bujshëm. Gerard Pique, i cili shihet person simbol i Katalonjës, së fundmi ka deklaruar se do të tërhiqet nga përfaqësuesjaa pas Kupës së Botës 2018 teksa i kanë ardhur në majë të hundës kritikat nga mediet pro-Madrid – edhe kur ai luan me Spanjën.

Asnjë ndeshje në Angli nuk mund t’i afrohet nivelit të rivalitetit apo rëndësisë së kësaj ndeshje, dhe për këtë duhet të jemi mirënjohës. Kjo ndeshje është bërë më e ashpër teksa të dy ekipet sa vijnë e përforcohen dhe ilustrojnë pasigurinë e situatës ku futbolli kombinohet me politikën. Duhet ta shijojmë ndeshjen për magjinë që na fal në fushë, dhe sa më pak të flasim për gjërat që ndodhin jashtë fushe, aq më mirë. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori