eksperti ad

Platforma “Eksperti” e Telegrafit ka hyrë në një fazë të re dhe shumë më emocionuese, pasi tani përdoruesit mund të vendosin parashikimet e tyre për ndeshjet e fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës.

Kjo fazë nis sonte (e diel) me përballjen Afrika e Jugut – Kanada, ndërsa më pas pritet një seri ndeshjesh spektakolare, përfshirë duele të mëdha si Brazili – Japonia, Franca – Suedia dhe Portugalia – Kroacia, e shumë të tjera, që pritet të sjellin emocione dhe pasiguri deri në fund.


Deri tani, në platformën “Eksperti” janë regjistruar mbi 6,500 pjesëmarrës, duke e kthyer këtë lojë parashikimesh në një garë masive mes tifozëve të futbollit.

Telegrafi fton të gjithë lexuesit që t’i bashkohen kësaj gare dhe të testojnë njohuritë e tyre futbollistike, duke bërë parashikime për çdo ndeshje dhe duke u ngjitur në renditje.

Pjesëmarrësit më të suksesshëm do të kenë mundësinë të fitojnë edhe shpërblime të mëdha në fund të garës:

Vendi i parë: iPhone 17 Pro Max

Vendi i dytë: Trotinet elektrik Segway

Vendi i tretë: PlayStation 5

Por kjo nuk është e tëra – të gjithë pjesëmarrësit mund të futen në garë gjithashtu edhe për çmime javore të cilat ndahen në përfundim të çdo raundi.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja bëhen shumë lehtë përmes platformës zyrtare: eksperti.telegrafi.com

Bëhu pjesë e garës, vendos parashikimet e tua dhe sfido tifozët e tjerë në rrugën drejt shpërblimeve të mëdha.

telegrafi sport app