Tre fituesit e javës së dytë të “Ekspertit”


Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi ka nisur me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 5000 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve.
Pasi u zgjodhën fituesit e javës së parë, tani pasi kanë shkuar edhe shtatë ditë të tjera dhe tashmë janë shpallur edhe fituesit javorë të javës së dytë, të cilët grumbulluan më së shumti pikë me parashikimet e tyre.
Në vendin e parë renditet “ardian94”, i cili grumbulloi 124 pikë dhe siguroi çmimin kryesor javor, një voucher prej 100 eurosh nga Neptun.
Në vendin e dytë me 116 pikë është u rendit “dutii”, i cili ka fituar dy bileta për koncertin e Mahmut Orhan nga Rave, ndërsa podiumin e plotësoi “lindon-minisini”, i cili mblodhi po ashtu 116 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.
Për tërheqjen e shpërblimeve dhe informatat shtesë, të tre fituesit janë kontaktuar tashmë nga redaksia e Telegrafit në e-mailin me të cilin janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara mbetet plotësisht e hapur për javët në vazhdim, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.
Vlen të theksohet se fituesit e javës së dytë janë llogaritur bazuar në pikët e grumbulluara nga 15 qershori (e hënë) deri më 21 qershor (e diel) në ora 23:59, periudhë e cila përbënte javën e dytë të garës në “Eksperti”.
Java e tretë ka filluar pas orës 00:01 të së hënës (22 qershor) dhe zgjat deri në orën 23:59 të së dielës (28 qershor).
Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segëay dhe PlayStation 5.
Shënim: Në rast se dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia vazhdon edhe pas këtyre kritereve, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari. /Telegrafi/








































