LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i meteorologjisë tregon se çfarë temperaturash do të kemi në ditët në vijim

Eksperti i meteorologjisë tregon se çfarë temperaturash do të kemi në ditët në vijim
Foto: Arkiv

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se temperaturat më ulëta në Kosovë, në këtë sezone dimëror janë shënuar ditë më parë, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë temperatura të ulëta mirëpo, jo në ato që kanë kaluar.

Sipas tij, temperatura minimale ishin nga -14 deri -15 gradë Celsius në ultësira, ndërsa -22 gradë Celsius në vendet kodrinore-malore.


Tahirsylaj tha se sot do të ketë reshje bore ku temperatura minimale do të arrijnë nga -7 deri në -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet – 1 gradë Celsius.

“Temperaturat më të ulëta janë shënuar ditë më parë në vendin tonë, ku temperatura minimale është shënuar -14 deri -15 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore-malore temperaturat kanë shkuar deri -22 gradë celsius. Temperatura të ulëta do të ketë sërish, por jo në këto vlera të larta. Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore në pjesën verilindore të rajonit. Moti do të jetë me reshje bore, me temperatura relativisht të ulëta. Minimalet do të jenë nga minus 7 deri më minus 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të shkoj nga minus 1 deri minus 2 gradë celsius. Temperaturat do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të ardhshme por nuk do të ketë reshje të borës me intensitet të lartë”, ka thënë Tahirsylaj për Telegrafin.

Eksperti i meteorologjisë tregoi se në vendin tonë do të ketë erë nga ana e veriut dhe veri-lindjes 1-2 m/s.

“Kjo është një situatë normale klimatologjike në vendin tonë”, tha ndër të tjera Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori