LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Liridon Krasniqi ballë për ballë me Neymarin në Ligue 1, afër transferimit te Angersi?

Ekskluzive – Liridon Krasniqi ballë për ballë me Neymarin në Ligue 1, afër transferimit te Angersi?

Njëri nga futbollistër më të mirë nga Kosova padyshim që është Liridon Krasniqi.

Mesfushori nga Vitia po shkëlqen që tri vite në futbollin aziatik.


Krasniqi është pjesë e skuadrës së madhe nga Malajzia, Kedah ku ka fituar trofe të rëndësishëm me klubin.

Së fundmi ai ka fituar edhe çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Malajzi.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te klubi aziatik pasi ai ka marrë një ofertê nga Evropa.

Burime të Telegrafit tregojnë ekskluzivisht se Krasniqi po kërkohet nga skuadra franceze Angers.

25-vjeçari do të udhëtoj pas dy ditëve së bashku me agjentin e tij drejt Francës për ta zhvilluar takimin përfundimtar me drejtuesit e Angersit.

Kontrata e vitiasit me Kedahin përfundon në qershorin e vitit 2019 por Angers ka gati edhe ofertën për klubin nga Malajzia.

Angers pritet të paguajë rreth 500 mijë euro për transferimin e Liridonit në Ligue 1.

Mbetët të shihet nëse palët do të arrijnë akordin pasi Krasniqi ka një pagë tejet të lartë te Kedah.

Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve, atëherë Liridoni do të jetë një kundërshtar i denjtë për brazilianin Neymar me driblimet e tij.

Reprezentuesi i Kosovës më parë ka bërë karrierë në Çeki te Slavia Praga e Mlada Boleslav ndërsa në Turqi ka luajtur me Fethiyespor dhe Osmanlispor. /Telegrafi/