LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Fenerbahce e dashuruar në futbollistët e Kosovës, legjenda e tyre ishte në Prishtinë për ta parë nga afër yllin e Dardanëve

Ekskluzive: Fenerbahce e dashuruar në futbollistët e Kosovës, legjenda e tyre ishte në Prishtinë për ta parë nga afër yllin e Dardanëve

Një tjetër futbollist nga Kosova mund t’i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce.

Në fakt skuadra e madhe nga Stambolli ka dërguar një anëtar të stafit teknik në Kosovë për ta parë nga afër objektivin e tyre.


Fjala është për mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet me Kosovën.

Telegrafi merr vesh nga burimet e saj se ish-portieri legjendar i Fenerbahces, Volkan Demirel ka qenë prezent në Prishtinë për ta parë nga afër Hadergjonajn në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Hadergjonaj dhe Muriqi mund të jenë bashkëlojtarë edhe te Fenerbahce

Demirel aktualisht është pjesë e stafit të gjigantit turk dhe ka pozitën e ndihmësit të trajnerit Ersun Yanal.

Mauricio Isla është aktualisht mbrojtës i djathtë te Fenerbahce, por kiliani do të largohet në verë pasi skadon kontrata e tij.

Legjenda e Fenerbahces, Volkan Demirel (djathtas) e vëzhgoi të hënën Hadergjonajn në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Verdhekaltërtit si duket janë dashuruar me kosovarët pas paraqitjeve brilante të Vedat Muriqit me fanellën e tyre.

Tani synohet transferimi i Hadergjonajt i cili është pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town.

25-vjeçari nga Deçani ka bërë një përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, pasi përpos elitës së futbollit zviceran ka luajtur një vit në Bundesliga me Ingolstadin si dhe dy vite të tjera në elitën e futbollit anglez me Huddersfieldin.

Florent Hadergjonaj me fanellën e Huddersfield Town . (Photo by Lewis Storey/Getty Images)

Hadergjonaj ka zhvilluar deri më tani pesë paraqitje me Kosovën ku në të gjitha ndeshjet ka shkëlqyer.

Në takim me Malin e Zi, Florenti ishte asistues tek goli i dytë i shënuar pikërisht nga ylli i Fenerit, Vedat Muriqi.

Burimet e Telegrafit kanë konfirmuar se drejtuesit e klubit turk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e Hadergjonajt dhe pritet oferta në janar në drejtim të Huddersfieldit për kosovarin.

Dy yjet nga Kosova mund të festojnë nga janari shumë gola, por tani edhe me fanellën e Fenerbahces

Besohet se klubi anglez është gati ta lë Hadergjonajn të lirë të largohet për një shumë rreth pesë milionë euro.

Ndryshe për lojtarin interesim ka shfaqur edhe Fulham, Celtic si dhe disa ekipe italiane e gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori