LAJMI I FUNDIT:

Ekipi numër një në botë për CS:GO, FaZe pëson humbje ndaj ENCE në ndeshjen e parë të PGL Antwerp Major

Ekipi numër një në botë për CS:GO, FaZe pëson humbje ndaj ENCE në ndeshjen e parë të PGL Antwerp Major

Ekipi i parë në ranglistën botërore të CS:GO, FaZe ka pësuar humbjen në ndeshjen e tyre të parë të ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, kundër ekipit ENCE.

Gjithsej 16 ekipe janë duke garuar në fazën e ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë, ku ekipet favorit janë dy ekipet e para në ranglistën botërore të CS:GO, FaZe dhe Na’Vi.


FaZe u përball me ekipin ENCE, në mapin ‘Mirage’, ku pësuan humbje me rezultat 16:8, dhe tani mbajnë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (asnjë fitore, një humbje), raporton Telegrafi.

Ndërsa ekipi i ENCE i cili erdhi nga ‘Challengers Stage’ po vazhdon të tregojë rezultate të mira, ku për momentin renditen në vendin e tretë të ranglistës botërore të CS:GO.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes FaZe kundër ENCE, u shpall lojtari i ekipit ENCE, Lotan ‘Spinx’ Giladi me 26 eliminime dhe 12 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.68.

Statistikat dhe momentet më të mira të ekipit Bad News Eagles ndaj ekipit danez
Lexo po ashtu Statistikat dhe momentet më të mira të ekipit Bad News Eagles ndaj ekipit danez

Ndeshjet e radhës për të dy ekipet do të zhvillohen më vonë sot (e shtunë), pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të parë, të cilat po transmetohen në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori