LAJMI I FUNDIT:

Statistikat dhe momentet më të mira të ekipit Bad News Eagles ndaj ekipit danez

Statistikat dhe momentet më të mira të ekipit Bad News Eagles ndaj ekipit danez
(Foto: HLTV)

Ndeshja e parë e ekipit shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles ka përfunduar me humbje, pasi u mposhtën nga ekipi danez Copenhagen Flames me rezultat të ngushtë 16:14, në fazën ‘Legends Stage’ të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Ekipi i Bad News Eagles ishte vetëm një raund larg për të barazuar rezultatin kundër ekipit Copenhagen Flames, por ekonomia e dobët në raundin e 29 –të bëri që ndeshja të përfundoj në të mirë të ekipit danez, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 16:14 në mapin ‘Ancient’.


Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e barabartë, e as momentet me aksione të mira nuk munguan, gxx në raundin e katërt eliminon tre lojtarë të ekipit kundërshtar, për ta rritur epërsinë e ekipit të tij.

Gjithashtu sinnopsyy në raundin e 15 -të, fiton raundin i vetëm, një kundër dy për të siguruar pikën e nëntë në pjesën e parë për ekipin e tij.

Ndërsa juanflatroo në raundin e 24 –të me tri vrasje, e ndihmon ekip e tij të dal në epërsi me rezultat 13-12.

Bad News Eagles, do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të radhës sot (e shtunë) pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të parë, në fazën e ‘Legends Stage’, të PGL Antwerp Major.

Këto janë statistikat e ekipit Bad News Eagles, në ndeshjen ndaj Copenhagen Flames:

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 22 eliminime, 20 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.08.

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 27 eliminime, 26 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.06.

Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 20 eliminime, 25 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.99.

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 18 eliminime, 26 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.89.

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 13 eliminime, 23 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.75.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori