LAJMI I FUNDIT:

Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli

Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli

Luiz Ejlli është emri që do të mbahet mend si fituesi i sezonit të dytë të spektaklit të dashur të shqiptarëve “Big Brother VIP Albania”.

Sezoni i dytë, i cili është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm, do të kujtohet për rekordet e tij në shikueshmëri, pasi pati një pranim të gjerë jo vetëm në Shqipëri por nga shqiptarët në mbarë botën.

Megjithatë, një detaj i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, lidhur me momentin kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” dhe momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Fiku dritat e shtëpisë, Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Fiku dritat e shtëpisë, Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania
Foto: Screenshot/YouTube

Një postim i bërë në Instagram nga Luizi, i cili shihet teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, të publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, ka arritur 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.
Ndërkohë, postimi i Eglës ku ajo fik dritat e shtëpisë së sezonit të tretë, ka marrë 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky kontrast është veçanërisht interesant, pasi tregon se Egla ka tejkaluar numrin e shikimeve të videos së Luizit.

Egla ka qenë subjekti kryesor i diskutimeve në këtë edicion, duke ruajtur një prezencë të fortë drejt triumfit dhe kurorëzimit si fituese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
“Jasir Asanin do e merrja për shofer”, Xhuli Nura komenton lojtarët e Kombëtares

“Jasir Asanin do e merrja për shofer”, Xhuli Nura komenton lojtarët e Kombëtares

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Kalo në kategori