Arrat duhet të jenë pjesë e përditshmërisë suaj sepse konsiderohen super ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme dhe efekteve të shumta shëndetësore që i kanë.

Në përgjithësi thuajse të gjitha produktet arrore janë shumë të shëndetshme, duke i përfshirë kikirikët, fishekët, bajamet, etj., transmeton Telegrafi.

Produktet arrore janë të mbushura me vitamina dhe minerale, ndërkaq ato përfshijnë:

– Antikosidues
– Vitaminë E
– Acide yndyrore omega-3
– Fenole, etj.

Siç edhe e cekëm më lartë, produktet arrore janë tejet të mira për shëndetin e përgjithshëm, ndërkaq disa prej përfitimeve shëndetësore që ato i sjellin janë:

Zemër më të shëndetshme

Konsumimi i rregullt i produkteve arrore e përmirëson dukshëm shëndetin e zemrës për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksiduesve, të cilat janë esenciale për luftimin e rrezatimeve të lira që shpijnë në sëmundje të zemrës.

E mbrojnë trurin nga sëmundjet që vijnë me moshën

Përmbajtja e acideve yndyrore omega-3 është shumë e nevojshme për luftimin e kancerit, ADHD-së dhe depresionit. Por, përveç këtyre, këto acide e parandalojnë edhe sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjet tjera të ngjashme.

Nivelet më të ulëta të stresit

Produktet arrore bëjnë mrekulli sa u përket niveleve të stresit – e veçanërisht nëse vuani fizikisht si pasojë e stresit apo nëse jeni të prirë t’i reagoni fuqishëm rrethanave stresuese.

Produktet arrore sigurojnë flokë, lëkurë dhe thonj më të shëndetshëm

Nutrientët që gjenden në këto produkte i forcojnë thonjtë, jua bëjnë flokët më të ndritshëm dhe lëkurën më të butë. /Telegrafi/