LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja flet për Shqipërinë, Hysajn dhe Napolin

Edy Reja flet për Shqipërinë, Hysajn dhe Napolin

Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për Napolin, të cilin e ka drejtuar për katër vite gjatë 2005-2009, si dhe për eksperiencën që ka nisur në krye të Shqipërisë.

Italiani ka marrë drejtim e Kombëtares së Shqipërisë para disa javësh dhe tanimë ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku flet për këtë vendim, por edhe për ish-skuadrën e tij, Napolin, dhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.


Trajner i kuqezinjve: Pse pranova të drejtoj Shqipërinë? Më bën të ndihem i ri e mendoj se më bën mirë edhe për shëndetin. Më jep shumë kënaqësi. Oferta që më bëri Shqipëria është vlerësim për atë që kam bërë në futboll. Shpresoj t’ua shpërblej me rezultate.

Duka: Edy Reja zgjedhja e duhur për shkak të eksperiencës së madhe, mendoj se kemi bërë më të mirën
Lexo po ashtu Duka: Edy Reja zgjedhja e duhur për shkak të eksperiencës së madhe, mendoj se kemi bërë më të mirën

Elseid Hysaj: Është shumë i zoti. Një djalë serioz, skrupuloz (detajist) dhe shumë inteligjent, i aftë, madhe vendimtar, për të ruajtur ekuilibrat që kërkohen në mbrojtje.

10 vjet nga lamtumira me Napolin: Napolin e shoh gjithmonë mes skuadrave të mëdha të Evropës, gjithmonë në Champions dhe me një organikë që të tjerët ia kanë zili. Është e qartë që njerëzit duan diçka më shumë, por është në rrugën e duhur, më besoni.

Reja: Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe shohim rezultatet
Lexo po ashtu Reja: Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe shohim rezultatet

Ancelotti te Napoli : Zgjedhja e Ancelottit në krye të stolit është e duhura. Ai është një trajner që mund të fitojë dhe në mënyra të tjera jo thjesht duke qenë më i fortë ekonomikisht.

Insigne? Nuk diskutohet. Shtatshkurtri ka shumë cilësi, ka teknikë, është i talentuar dhe mund të bëjë dallimin në çdo moment.