LAJMI I FUNDIT:

Reja: Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe shohim rezultatet

Reja: Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe shohim rezultatet
Foto: Top Channel

Sot (e mërkurë) Edy Reja është zyrtarizuar në krye të Kombëtares së Shqipërisë.

Italiani u shpreh i lumtur me besimin e dhënë nga Armand Duka dhe do të bëjë maksimumin që kombëtarja të gjejë rrugën e duhur.


“Shpresoj që të krijojmë marrëdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj marrëdhënie të mirë me shtypin, kudo ku kam qenë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te unë. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lojtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja”.

“Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe objektivat? Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata një vjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një Kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuccin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuccit dhe jam krenar për këtë ofertë”.

“Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten? Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe shohim rezultatet”.

“Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identikojë kombin”.

“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Evropian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë”.

“Kam parë skuadrën që luan me katër pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshoj shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biasi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj”.

“Çfarë roli ka luajtur De Biasi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë? De Biasi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuccin. Me De Biasin kam folur për të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar katër vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta”.

“Sa do qëndroni në Shqipëri? Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetësohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi”.

“I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Evropian? Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”.

“Nëse një lojtari të Kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë? Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor”.

“Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikëri. Por, nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”

“Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga kampionati shqiptar ?Kam parë diçka. Mendoj se lojtarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Evropën. Të gjithë do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë”.

“Shqipëria i ka besuar shumë trajnerë italianë, besoni se do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur? Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ancelotti ka fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë”.

“Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë”, ka thënë për fund Reja. /PanoramaSport/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori