LAJMI I FUNDIT:

Edona tregohet agresive me banorët, pasi debaton me Ilirianën nxjerr jashtë Adrin – frikëson edhe Kaderin

Edona tregohet agresive me banorët, pasi debaton me Ilirianën nxjerr jashtë Adrin – frikëson edhe Kaderin

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë përshkallëzuar ndjeshëm, veçanërisht pas një përplasjeje të ashpër midis konkurrentes Edona dhe çiftit Adri dhe Iliriana.

Ndërsa gjendeshin në zonën e përbashkët të kuzhinës, Edona u përfshi në një debat të nxehtë me ta, duke i akuzuar se kanë bërë komente të padëshiruara pas shpinës së saj.


Fjalët e forta nuk kanë munguar nga asnjëra palë, ku Edona u shpreh në mënyrë të ashpër: “Mos e hap llapaqkën, mbylle. Ta kam paluar gjithmonë, edhe prap ta paloj”, duke aluduar një mospërfillje të vazhdueshme ndaj Ilirianës.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Tensioni midis tyre solli momente të tensionuara që pasqyruan nivelin e lartë të emocioneve dhe mungesës së komunikimit konstruktiv në shtëpi.

Linda Halimi ia nxjerr 'sekretet' produksionit të BBVK, tregon se si në dhomën e rrëfimit i jepnin informacione nga jashtë për familjen e saj
Lexo po ashtu Linda Halimi ia nxjerr 'sekretet' produksionit të BBVK, tregon se si në dhomën e rrëfimit i jepnin informacione nga jashtë për familjen e saj

Më pas ajo e nxori jashtë Adrin, pasi ky i fundit po e hapte derën, gjersa James ia mbylli duke i bërtitur se po e fuste të ftohtin brenda.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

E teksa e zhvillonte debatin me Adrin, në atë moment hyri Kaderi e cila u frikësua nga gjestet dhe agresiviteti i Edonës. /Telegrafi/