LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi ia nxjerr ‘sekretet’ produksionit të BBVK, tregon se si në dhomën e rrëfimit i jepnin informacione nga jashtë për familjen e saj

Linda Halimi ia nxjerr ‘sekretet’ produksionit të BBVK, tregon se si në dhomën e rrëfimit i jepnin informacione nga jashtë për familjen e saj
Linda Halimi (Foto: Klan Kosova/YouTube)

Këngëtarja Linda Halimi, ka dhënë një intervistë të sinqertë për emisionin “Ora e Pasdites”, ku ka folur mbi eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova pak ditë pas eliminimit nga ky spektakël.

Gjatë intervistës, këngëtarja ndau me publikun se si asaj i jepej informacion nga produksioni rreth gjendjes së familjarëve të saj, një detaj që mund të konsiderohet si një “sekret” i programit, pasi vazhdimisht citohet nga drejtuesit se banorët brenda nuk duhet të marrin informacione nga jashtë.


Linda tregon se gjatë qëndrimit të saj në BBVK, pjesët më të vështira ishin ato momente kur ndihej e izoluar nga të afërmit e saj dhe s’mund të kishte kontakt me ta.

Linda Halimi në Big Brother VIP Kosova 2 (Foto: Linda Halimi/Instagram)

“Pjesa më e vështirë ka qenë kur s’kam mundur të kontaktoj asnjë person të familjes. Është dashur vetëm të bazohem në atë që më thonin në dhomë e rrëfimeve,” ka thënë Linda gjatë intervistës. Ajo ka shtuar se iu jepej vetëm një informacion i përgjithshëm: “Mirë janë, gjithçka është në rregull dhe nuk ke nevojë të bëhesh merak”.

Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq
Lexo po ashtu Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq

Linda ka rrëfyer një ndër momentet më prekëse, kur parë një ëndrre të keqe ka shkuar te dhoma e rrëfimeve duke qarë për të pyetur për gjendjen e vajzës së saj, Kaimana.

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/TikTok)

Këto detaje që Linda ka ndarë ofrojnë një perspektivë më të thellë për atë çfarë ndodh prapa skenave të spektaklit dhe efektin anësor që izolimi dhe mungesa e kontakteve me jashtë mund të kenë mbi pjesëmarrësit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori