LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova zgjedh formacionin më të mirë në histori: Sulmin ua beson Messit, Ronaldos dhe Ronaldinhos

Edon Zhegrova zgjedh formacionin më të mirë në histori: Sulmin ua beson Messit, Ronaldos dhe Ronaldinhos

Sulmuesi i krahut te Lille, Edon Zhegrova, këtë sezon e ka filluar fuqishëm, me gola dhe asistime, duke e ndihmuar skuadrën e tij të marr fitore të rëndësishme.

Ai për ueb faqen e klubit, ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë në histori, ku ka zgjedhur lojtarë nga Italia, Spanja, Brazili, Argjentina dhe Kroacia.


Por ajo që bëri përshtypje më shumë ishte sulmi, ku ai zgjodhi tre lojtarë dhe fitues të ‘Topit të Artë’.

“Në sulm do të shkoja me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Ronaldinhon. Ronaldo në qendër, Messi në krahun e djathtë dhe Ronaldinho në të majtë, do të ishte treshe e jashtëzakonshme. Treshe vrastare”, ka thënë Zhegrova për faqen zyrtare të klubit.

Edon Zhegrova i pandalshëm në fitoren e Lilles
Lexo po ashtu Edon Zhegrova i pandalshëm në fitoren e Lilles

Zhegrova që shihet si e ardhja e Kosovës ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion me Lillen, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime.


Formacioni më i mirë i Edon Zhegrovës: Buffon, Cafu, Ramos, Maldini, Carlos, Xavi, Modric, Iniesta, Messi, Ronaldo, Ronaldinho.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori