LAJMI I FUNDIT:

Edhe Rovena Stefa jashtë finales së “Kënga Magjike 2017”, befasohen fansat (Foto)

Edhe Rovena Stefa jashtë finales së “Kënga Magjike 2017”, befasohen fansat (Foto)

Duket se ende pa filluar nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2017”, kanë nisur debatet dhe replikat lidhur me listën e finalistëve.

Plot 20 artistë do të ngjiten sonte (e shtunë) në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, por në mesin e tyre nuk gjenden disa prej emrave favoritë që parashikoheshin nga publiku që të ishin pjesë e finales.


Këngëtarja e njohur Rovena Stefa nuk do të jetë pjesë e finales së madhe.

Përkundër këngës së bukur dhe interpretimit korrekt që solli, Stefa ka mbetur jashtë finales së “Kënga Magjike 2017”, kjo pasi nuk ka arritur të marrë pikët e duhura nga vlerësimi i kolegëve të saj.

Ishte menduar që kënga e saj “Veç një jetë”, një orkestrim i Gent Myftarajt me tekst të Taulant Skënderajt të ishte të paktën në top pesë këngët më të votuara, por kjo mesa duket nuk ka ndodhur.

Rovena bëri një lajmërim për të gjithë fansat e saj në Instagram, duke u kumtuar atyre lajmin se nuk do të performojë në finale, megjithatë ndjehet e lumtur për duartrokitjet e zjarrta që mori nga publiku.

“Drita nuk mundet dot nga Errësira. Jeta nuk mposhtet nga Vdekja. Dashuria triumfon ndaj Urrejtjes. “Është Veç një Jetë”, Flm te gjithe atyre qe e kuptuan dhe e duan kete Mesazh dashurie e paqeje qe transmeton kjo kenge e “Bardhe”. Nuk do te jem sonte, por nuk merzitem sepse nje nate e ngritur mbi intriga votash nuk me pengon te kendoj me shpirt Shume Mbremje te tjera per popullin tim. E Juaja Rovi” (sic.), ka shkruar Rovena në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja interpretoi në natën e parë gjysmëfinale të festivalit këngën “Veç një jetë”, shoqëruar nga një performancë antike nga trupa e baletit, ndërsa këndoi në mënyrë korrekte në çdo notë të këngës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori