eksperti ad

Barcelona ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Manchester Unitedin.

Lionel Messi shënoi dy herë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.


"Ishte spektakolare. Këta jemi ne. Ishim të ftohtë dhe nervoz në pesë minutat e parë. Nuk e di pse, por ne pastaj e morëm kontrollin e lojës”.

GettyImages 1143114110 Lionel Messi, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Messi foli edhe për golat e shënuar.

"Ishte me fat [goli i parë]. Në të dytin kisha edhe më shumë fat. Gjëja më e rëndësishme është se kemi arritur atë që deshëm”.

Barcelona shpreson se mund t’i fitojë të tri garat këtë vit.

"Të shkojmë hap pas hapi, pak nga pak”.

GettyImages 1143126691 Messi e De Gea. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

"E kemi LaLigan, pro nuk mund të relaksohemi, pasi vjen gjysmëfinalja”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

telegrafi sport app