LAJMI I FUNDIT:

Edhe një lojtar i infektuar me COVID-19 te Milani

Edhe një lojtar i infektuar me COVID-19 te Milani

Milani ka njoftuar se një tjetër lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas Ciprian Tatarusanu, por nuk e përmend emrin e tij.

Ndryshe nga dita e djeshme, kur portieri Tatarusanu u emërua si lojtari që rezultoi pozitiv, këtë herë nuk ka asnjë lojtar konkret të konfirmuar.


“AC Milan njofton se pas testeve të kryera, një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente shëndetësore.”

Besohet se lojtari nuk i ka dhënë leje Milanit që ta emërojë atë. Nuk dihet nëse është i vaksinuar.

Kuqezinjtë do të përballen me Romën të enjten më 6 janar, kur sezoni i Serisë A të rifillojë pas pushimit të Krishtlindjeve.

Tani ka raste të COVID-19 në 19 nga 20 klubet e Serisë A tani, me vetëm Lazio-n aktualisht që nuk ka raportuar raste me Covid.

Shpërthimet më të mëdha janë në Salernitana me 11 lojtarë, Verona tetë dhe Udinese shtatë.

Torino njoftoi më shumë raste sot, duke e çuar totalin në pesë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit.

Napoli është pa Mario Ruin, Kevin Malcuit, Eljif Elmas, Victor Osimhen dhe trajnerin Luciano Spalletti. /Telegrafi/