Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Mariah Carey, është vaksinuar kundër COVID-19.

Ylli filmoi veten duke marrë dozën e saj të parë të vaksinës, gjersa u shfaq në një humor të mirë.

“Efekti anësor i vaksinës: G6”, ka shkruar ajo krahas videos – në të cilën tregon atë duke folur para kamerës.

Mariah Carey (Foto: Instagram)

Në momentin kur gjilpëra po futej në krahun e saj, Carey lëshoi një notë të lartë që duket se ishte pak nga dhimbja.

“Këtu jemi, që nga fillimi duke larë duart me Roc dhe Roe në New York duke u përpjekur të inkurajojmë njerëzit të jenë me të vërtetë të sigurt”, vuri në dukje Mariah. “E dini, ne jemi akoma në këtë betejë së bashku”.

Dolly Parton merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 Dolly Parton merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

“Këtu jemi, duke shpresuar për më të mirën, duke ju inkurajuar ta bëni atë kur të mundeni”, shtoi ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

Mariah Carey është një nga të famshmit e fundit që mori vaksinën për coronavirus.

Dolly Parton këtë ditë mori dozën e dytë të vaksinës Moderna, për të cilën vitin e kaluar dhuroi një milion dollarë. /Telegrafi/